Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës. Kësisoj, ai tha se Rama ju paraprinë shumë proceseve me deklaratat që i jep.
“Mendoj që kryeministri i Shqipërisë është njëri ndër kryeministrat më të informuar sidomos në aspektin e sigurisë. Mendoj që informatat që i posedon kryeministri i Shqipërisë nuk i posedojnë lliderët e Kosovës, për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë i paraprinë shumë proceseve me deklaratat e tij”, tha Çollaku në “Pressing”.
“Ne duhet ta kuptojmë kontekstin, Edi Rama ka kërkuar një prezencë më të madhe, të KFOR-it, gjë që po ndodh saktësisht. Kjo është ajo çfarë ka paralajmëruar dhe saktësisht e ka qëlluar kryeministri Edi Rama”.
Po ashtu, ai tha se qëndron tërësisht deklarata e Ramës “veriu, tokë e askujt”.
Ish-këshilltari i Thaçit edhe e shpjegoi se pse qëndron kjo deklaratë.
“Veriu, tokë e askujt, kjo si analizë qëndron tërësisht sepse në veri të Kosovës nuk është vetëm një akter i përfshirë, nuk janë vetëm institucionet e Kosovës, mirëpo ka shumë akterë të përfshirë. Atëherë kur ka shumë akterë të përfshirë të cilët kanë detyra e qëllime e kompetenca krejtëishst të ndryshme atëherë një territor i caktuar siç është veriu shndërrohet në tokë të askujt”, tha ai.