
Një nga banoret e spektaklit televiziv “BBVK2”, Vesa Vllasaliu, ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj të shkuar me futbollistin, Mërgim Berishën.
Në një bisedë me Bleron ajo u shpreh: “Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë. Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”
Më pas e mërzitur Vesa tregoi: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vijmë. E unë kam qëndruar në hotel më shumë se 24 orë.”
Kujtojmë që më herët Vesa tregoi se e ka humbur një fëmijë që priste me Mërgimin.