Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Veseli: Ultimatumi 72 orësh i Vuçiqit nuk do të prodhojë asgjë

 
   

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

“Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të ndërmarrim masa serioze brenda 72 orësh”, ka thënë Vuçiq, të martën e 10 shtatorit.

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, tha që ky paralajmërim i Vuçiqit ishte në vazhdën e propagandës serbe për ta mbajtur situatën e tensionuar në Kosovë.

“Vuçiqi vazhdon duke krijuar skena, por nuk e kuptoj Kurtin që aktivitetet e qeverisë tonë edhe në fushën e sigurisë nuk po i koordinon me aleatët tanë, ultimatumi i Vuçiqit i 72 orëve besoj që nuk do të prodhojë asgjë,” tha Veseli.