
Një vetaksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Malësi të Madhe.
Tch raporton se viktima, shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
“Vetaksidenti ndodhi në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”, ku shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, ka deklaruar policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.