Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetaksidenti me automjetin e blinduar në veri, Policia jep detaje

 
   

Të premten në mbrëmje një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 20:15.

“Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge”, thuhet në raport.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.

Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja.

Ndërkaq, lidhur me rastin është deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka vizituar policët e lënduar derisa ka njoftuar se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka pohuar ai