Vetëm 16% e qytetarëve serbë besojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
Më shumë se gjysma (52%) mendojnë se nuk ka ndodhur, dhe afër një e treta (32%) nuk kanë një mendim për këtë çështje, sipas gjetjet e projektit “Plenari për Marrëdhëniet Malazeze-Serbe”, të cilin CGE e zbaton në bashkëpunim me ADD dhe me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane.
Mbështetja profesionale u ofrua nga agjencitë Damar dhe HOW.
Derisa, 60% e qytetarëve malazezë besojnë se gjenocid ka ndodhur në Srebrenicë, më pak se një e katërta (23%) besojnë se nuk ka ndodhur, dhe 17.5% nuk mund të përcaktohet në lidhje me këtë çështje, njoftoi Qendra për Edukim Qytetar (CGO).
Kurse Pavarësinë e Kosovës e përkrahin 44% e qytetarëve malazezë, ndërsa 38.5% janë të mendimit të kundërt dhe 17.5% nukkanë qëndrim të përcaktuar qartë.
Një shumicë bindëse prej 73% e qytetarëve serbë nuk e mbështesin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 5% janë kundër saj dhe pak më shumë se një e pesta nuk kanë asnjë mendim për këtë çështje.