Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që për lojën e sotme mes Kosovës dhe Izraelit janë shitur vetëm 3000 bileta.
Ai thekson që këto bileta nuk janë shitur më shumë për shka të frikës që kanë për incidente të mundshme në stadium, përcjell “Bota sot”.
“Lufta në Gazë e shton potencialin për sulm eventual, sidomos në Kosovë, ku fqinji verior na portretizon si vend i pasigurt’, shtoi ndër të tjera avokati.
Postimi i plotë
Vetëm rreth 3000 bileta qenka shitur për lojën e futbollit që luhet sonte, Kosovë-Izrael.
Frika prej ndonjë incidenti të mundshëm në stadium, si duket është arsyeja kryesore.
Sportistët e Izraelit, kanë qenë cak i sulmeve terroriste disa herë. Në Lojëra Olimpike në Mynih, në vitin 1972 terroristat i kanë vrarë 11 atlet Izraelit.
Lufta në Gazë e shton potencialin për sulm eventual. Sidomos në Kosovë, ku fqinji verior na portretizon si vend i pasigurt.
Sidoqoftë, kam besim të plotë në organet tana të sigurisë. Janë shumë të përgatitur.
Kjo është arsyeja që po shkoj në lojë. Me demonstru që Kosova është vend i sigurt.
E Izraelit si vend mik, i dëshiroj mirëseardhje. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Janë të sigurt te ne.
Në anën tjetër, fakti që i kemi miq, nuk i shpëton prej humbjes që kanë me e pësuar sonte prej Kosovës!
Forca Kosova!