Po vazhdon të bie fluksi i automjeteve.
Kjo po ndodhë si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga pikat kufitare të Kosovës.
Vetëm dy pika kufitare janë të më të ngarkuara, ajo në Merdarë, ku pritjet në dalje vijojnë të jenë deri në 40 minuta, dhe në Muçibabë deri në gjysmë ore.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e të dhënave përgjatë ditës.