Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti, 146 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndarje, pasi që janë regjistruar gjithsej dhe 2 mijë e 264 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.
“Në muajin gusht 2023 janë regjistruar gjithsej 2 264 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 146 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.