Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vetëm plumbi e ndal Albinin”, e filluan zyrtarët serbë, vazhdoi Klinaku dhe Lushtaku – Ja thirrjet për vrasjen e kryeministrit!

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kështu është shprehur Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ndaj të cilit tashmë kanë filluar edhe hetimet nga Prokuroria.

Mirëpo, para Klinakut ishin zyrtarët serbë që thanë se “vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”.

Për çudi, në Kosovë nuk pati edhe shumë reagime ndaj Klinakut, ndërsa e tmerrshme është fakti se ka edhe të tillë që pajtohen me këto deklarata.

E ai që pajtohet është Sami Lushtaku ish-kryetari i Skenderajt.

Për këto deklarata ka reaguar profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

“Zyrtarët serbë: -Samo je metak zaustavio Albina… (Vetëm plumbi e ndal Albinin)

Klinaku: – Përpara e vras Albinin, se iki…

Lushtaku: Edhe unë si Klinaku mendoj..

Të tri deklaratat janë bërë njëra pas tjetrës nga e hëna deri të martën!”, shkruan profesor Bytyçi në Facebook.