Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Kaçanik është vetëplagosur në këmbë derisa ishte duke pastruar pistoletën.
I njëjti ka pranuar tretmanë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Ndërsa, policia ka konfiskuar pistoletën të cilën dyshohet se e ka përdorur.
“I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK-ja,