Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Veterani 100-vjeçar i luftës së dytë botërore martohet me të dashurën 96-vjeçe

Harold Terens, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i dha fund beqarisë në moshën 100 vjeçare teksa u martua me të dashurën e tij 96 vjeçe në plazhet e Normandisë në Francë.
Nusja dhe dhëndri së bashku kanë gati 200 vjet jetë.

Por veterani i Luftës së Dytë Botërore, Harold Terens 100 vjeç dhe e dashura e tij Jeanne Sverlin, dëshmuan se dashuria është e përjetshme teksa u martuan në brendësi të plazheve të Ditës D në Normandi, Francë.

Në rrugën e saj për te altari nusja 96 vjecare deklaroi se dashuria nuk është vetëm për të rinjtë ndërsa këtë ditë e quajti si më të lumturën e jetës së saj.

“Oh Zoti im, po i ndjej fluturat në bark ashtu si të rinjtë. Në moshën 96-vjeçare. Dashuria nuk është vetëm për të rinjtë”, shprehet Jeanne Sverlin, nusja 96- vjeçare.

Dasma e Terens dhe Sverlin u realizua te bashkia elegante e punuar me gurë e Carentan, një objektiv kryesor fillestar i Ditës D që pa luftime të egra pas zbarkimit të aleatëve të 6 qershorit 1944 që ndihmuan të çlironin Evropën nga tirania e Adolf Hitlerit.

Dasma ishte simbolike, jo e detyrueshme në ligj.

Zyra e kryebashkiakut Jean-Pierre Lhonneur tha se ata nuk ishin të autorizuar që të martonin çifte të huaja që nuk ishin banorë të Carentan dhe se çifti, të cilët janë të dy amerikanë, nuk kishin kërkuar formalitete të tilla.

Çifti i sapomartuar morën pjesë në darkën shtetërore në Pallatin Elysee me Presidentin Emmanuel Macron dhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden. /AP-Tëvë 1/