Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvrasja e gruas në Berat/ Fqinjët tregojnë konfliktet e vazhdueshme me burrin në telefon, deputeti: Fostoksina shitet si karamele!

Sipas familjarëve dhe fqinjëve të çiftit, gruaja i kërkonte bashkëshortit të kthehej në shtëpi pranë saj dhe fëmijëve dhe së fundi kishte shfaqur shenja depresioni.

Bashkëshorti i 41-vjeçares që vrau veten në Berat jetonte në Greqi, por konfliktohej vazhdimisht me gruan e ndjerë përmes telefonit.

Sipas familjarëve dhe fqinjëve të çiftit, gruaja i kërkonte bashkëshortit të kthehej në shtëpi pranë saj dhe fëmijëve dhe së fundi kishte shfaqur shenja depresioni.

Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu, që e konsideron vrasje me paramendim. Ai dënon qarkullimin e shitjen pa kontroll, sikur të ishte karamele, të fostoksinës. Sipas tij, Policia qëndron në heshtje para një krimi të tillë dhe Prokuroria nuk kryen as një hetimi për këto ngjarje të rënda.

“Unë akuzoj për ‘Vrasje me paramendim’. Tjetër “Vetëvrasje” (vrasje) nga fostoksina në “zinxhirin” e gjatë të jetëve të humbura nga ky helm-pesticid! Një tjetër grua e re nga Berati i shtohet shumë e shumë viktimave të atij helmi tejet të rrezikshëm që po merr pa ndërprerje jetë njerëzish.

Pas një agonie të rëndë e drejt një vdekjeje të sigurt. Prandaj akuzoj për “vrasje”:
1-Drejtuesit e institucioneve shtetërore, që një helm-pesticid të tillë akoma nuk e heqin nga farmakopea bujqësore e importi, për t’u zëvendësuar me të tjerë, jo toksik.
Sikurse është vepruar në shumicën e vendeve të botës.
2-Ata që kryejnë qarkullimin, shitjen, pa kontroll e siguri, pa përgjegjeshmeri sikur të ishte karamele, u japin me gjakftohtësi udhëzimet e përdorimit viktimave!
3-Ata që duhej të kontrollonin e ndalonin këtë proces kriminal.
4-Drejtuesit e Policisë së Shtetit, që qëndrojne në heshtje përballë një krimi të tillë në flagrancë, me pasojë humbje në shumicë e seri jete të qytetarëve.
5-Prokuroritë, që heshtin si “fija e barit” dhe nuk kanë hapur asnjë çështje penale për të gjitha këto vrasje, dhe jo me të veprojë me vendime menjëherë.

Duke lejuar kështu që jetë të tjera të humbin. Dhe të marrin mbi vetë rolin e “serial killer”! Nga mos veprimi i tyre dhe të forcohet kështu lidhja psikologjike stimuluese e krijuar midis fostoksinës dhe subjekteve që mendojnë vetëvrasjen. Pa asnjë dyshim, tashmë jemi përballë një gjendjeje emergjence në thellim, e mbushur me akte kriminale. Por me kriminale bëhet heshtja e shtetit tonë, institucioneve të tij, që për arsye nga më të ndryshmet, që nga niveli i korrupsionit e klientelizmit e deri te papërgjegjshmëria e thellë, kthehen me dashje a pa dashje në: Vrasës, vrasës vrasës”, shkruan Shehu.