Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvrasja në Rahovec, Policia jep detajet e fundit për rastin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Rahovecit, më saktësisht në Krushë të Madhe, ku një person i moshës 73 vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe e Rahovecit.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj për Sinjalin.