Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vetura del jashtë rrugës bie nga 10 metra lartësi në Prizren, humb jetën një burrë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan.

Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, i cili si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur.

Ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për rajonin e Przirenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi për Insajderin.