Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetura përfundon në kanal, humb jetën 30-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Stravec të Divjakës, ku një makinë ka përfunduar në kanal e për pasojë mbeti viktimë pasagjeri.

30-vjeçari Daniel Sharka ishte në automjetin tip “Porsche” që drejtohej nga personi me iniciale M. L, i cili ka mbetur i lënduar.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin për këtë arsye ka dal nga rruga dhe përfundoi në lokal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Një tjetër aksident u shënua këtë mbrëmje në Bulqizë. Një makinë doli nga rruga në vendin e quajtur Vajkal, duke përfunduar në një parcelë, disa metra më poshtë. Të plagosur rënë mbetën dy personat që po udhëtonin në të./TCH/

Tags: