Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetura përplaset me një motoçikletë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Xheladin Rekaliu”, më saktësisht pranë konvikteve në Prishtinë.

Indeksonline raporton se një motoçiklist është aksidentuar me një veturë të modelit “Golf”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe autoambulancës, që kanë dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet stafi mjekësor që i dhuron ndihmën e parë drejtuesit të motoçikletës, në aksidentin që dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Më poshtë pamje: