Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Dyshohet se një 76 vjeçar ka kryer vetvrasje me armë zjarri në Prizren.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tregoi se policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 18:18 është raportuara se në rrugën Besim Behluli në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje. Dyshohet se vetvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë.
Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmit prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Vetvrasje “.
Trupi I pa jetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa arma e përdorur në këtë rast bashk me provat tjera sekuestrohet”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.