Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VIDEO/ Atentati mafioz në Shkodër, si shpërthimi i makinës shpëtoi policin dhe kunatin e tij nga plumbat

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat.

Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16.

Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre.


Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri.

Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.