Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VIDEO/ Bëri ‘drift’ me makinë dhe i postoi pamjet në ‘Tik-Tok’, gjobitet 21-vjeçari në Elbasan, i sekuestrohet makina

Me 400 mijë lekë të vjetra gjobë është ndëshkuar një 21 vjeçar nga Elbasani, i cili ka bërë manovra të rrezikshme me makinën, në zona të banuara.

Një video e publikuar në Tik Tok ku shfaqej duke bërë drift në në bulevardin “Aqif Pasha”, i ka kushtuar një 21 vjeçari në Elbasan.

Policia e ka gjobitur me 400 mijë lekë të vjetra ndërsa makina iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.