
Shqiptarët dinë se si të festojnë.
I atillë është rasti në Fier, ku dhëndri ka zëvendësuar “denjësisht” kalin e bardhë tradicional me një helikopter të kuq.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus një i ri ka zgjedhur të marrë nusen me helikopter të kuq nga shtëpia e vajzërisë.
Kjo surprizë e dhëndrit nuk ka befasuar veç nusen, por edhe të pranishmit e tjerë në këtë ditë të rëndësishme për çiftin e ri./Vizionplus.tv/