
E pazakontë. Kamerat e sigurisë së një efektivi të Policisë së Huron, Ohio të Shteteve të Bashkuara, kanë kapur momentin kur një i dyshuar për grabitje përpiqet t’i largohet policisë, por përfundon drejt e në koshin e plehrave.
Efektivët ishin lajmëruar për një grabitje në degën e një banke lokale dhe kur shkuan aty dëgjuan zhurma nga tavani i godinës, shkruan CNN.
Disa momente më vonë, u pa i dyshuari, i cili u përpoq të zbriste që aty për t’ia mbathur. Por 27-vjeçari përfundoi brenda në kosh, ku edhe u arrestua menjëherë.