
Në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar edhe Saimir Rexhepi, ose i njohur ndryshe në rrjetet sociale si “Ujku i Cërrikut”.
Në video është momenti i shoqërimit të tij në komisariat, teksa shihet me një kurorë mbreti në kokë dhe sapo vë re kamerën nis ulëret.
Kujtojmë se operacioni u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, ku u arrestuan 214 persona gjithsej, që akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë ambienteve tës shkollave.