Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e dy golave të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë.
Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku kuqezinjtë dhuruan për të gjithë shqiptarët një gëzim të madh.
“Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”, një fitore që i hap rrugë kuqezinjëve drejt Kampionatit Evropian qe do zhvillohet në Gjermani.