
Këngëtari brazilian Pedro Henrique ka humbur jetën pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance të mërkurën.
30-vjeçari po performonte një nga këngët e tij kur papritmas u rrëzua para turmës.
Të pranishmit nxituan menjëherë për të ndihmuar, ndërsa turma e shikonte e tronditur.
Henrique u dërgua në spital, ku u konfirmua i vdekur.
Paraprakisht rezulton se këngëtari pësoi një atak në zemër.
Henrique la pas gruan, Suilan Barreto, dhe vajzën Zoe, e cila lindi më 19 tetor./vizionplus.tv