Ky është momenti kur një shqiptar u arrestua nga policia britanike e cila bastisi shtëpinë pas informacioneve për kultivim droge.
Marisol Bezati, 20 vjeç është burgosur për 18 muaj pasi akuzohet se ktheu pjesën më të madhe të shtëpisë në Peterborough, Cambridgeshire, në një zonë kultivimi për bimët.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai trembet dhe struket në divan duke përsëritur vazhdimisht “Më fal, nuk di anglisht”, ndërsa policia i kërkon që të qetësohet.
Më pas videoja tregon se si pjesa më e madhe e shtëpisë u shndërrua në një serë për kanabis, vlera e të cilit arrinte 173000 paund.