Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Video të frikshme, tërmetet e njëpasnjëshme godasin Islandën, krijohen çarje të thella në rrugë

Aktiviteti sizmik në Islandë vazhdon dhe autoritetet paralajmërojnë se rreziku i shpërthimit të vullkanit mbetet.

Që nga mesnata e së dielës janë regjistruar 900 tërmete, por krahasuar me ditët e fundit magnituda e tyre është mesatarisht më e vogël.

Megjithatë, një “lum” nëntokësor i magmës me një gjatësi prej 15 kilometrash mbetet aktiv.

Vlerësohet se magma është vetëm 800 metra nga sipërfaqja e tokës.

Rreziku mbetet për qytetin e Grindavik, me 4000 banorë, i cili është evakuuar për arsye sigurie.

Çarje të thella janë shfaqur në rrugët e qytetit dhe në fshat, raporton BBC.

Javët e fundit, mijëra lëkundje janë regjistruar në Gadishullin Reykian , i cili “u zgjua” vullkanikisht pas tetë shekujsh.

Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të një shpërthimi vullkanik.

Qyteti i Grindavik është vetëm 15 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik, i cili funksionon normalisht.

Në vitin 2010, shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull kishte nxjerrë sasi të mëdha hiri, i cili kishte shkaktuar kaos në transportin ajror në të gjithë Evropën. Për momentin, megjithatë, nuk ekziston një rrezik i tillë.