Situata në pallatin e përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes është kaotike dhe mjaft e rëndë.
Burime për vizion plus informojnë se aktualisht në pallatin e përfshirë nga flakët kanë mbetur të bllokuar 4 fëmijë dhe disa të moshar.
Ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spital edhe 20 persona të asfiksuar, mes tyre edhe anëtarë të forcave zjarrfikëse.
Zjarri ka rënë në katin e parë të një qendre tregtare, flakët dhe tymi janë përhapur në të gjithë pallatin.
Forcat zjarrfikëse po përqiqen të evakuojnë banorët nga shkallët e makinave zjarrfikëse, pasi nga shkallët e pallatit ëhstë i pamundur evakuimi i tyre.
I pranishëm në vendngjarje ëhstë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.