Videoja e pronarit të një lokali që po pinte birrë në vendin e përmbytur nga shirat e dendur është bërë virale në rrjet.
Andy Goodall, pronar i Rose and Crown në Worcestershire, Angli, nuk e humbi pozitivitetin pavarësisht përmbytjeve duke shijuar një birrë jashtë lokalit të tij.
Në video, burri shihet i ulur në një stol, ndërsa vendi është i gjithë i përmbytur.