Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Viktima e radhës”, Taravari nuk shpreson shumë nga Xhaferi si kryeministër: Ky politikan e demaskoi keq!

 
   

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kandidat për president, komentoi zhvillimet e fundit në Maqedoni të Veriut.

Së pari, Taravari vlerësoi se zhvillimet politike atje janë “shpresëdhënëse më shumë se çdoherë!”

Sa i përket zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër teknik, kreu i ASH në bashkëbisedim e tij me “Bota sot” u shpreh se nuk ndjen vlerësim apo gëzim, pasi shqiptarët janë popull shtetformues e jo teknik.

“Jam etnikisht i përfaqësuar teknikisht dhe nuk ndjej ndonjë gëzim apo vlerësim për ne shqiptarët, sepse ne nuk jemi popull teknik, jemi popull shtetformues dhe duhet të respektohemi si të tillë”.

Gjithashtu, Travari tha se Xhaferi ështt “viktima e radhës” e Artan Grubit, ku potencoi se nuk ka pritshmëri nga ai si kryeministër teknik.

 Image
 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari 
 

Ndër të tjera, kritikoi BDI-në dhe afërsinë e saj me pushtetin, derisa tha se të gjitha partitë e tjera shqiptare janë të bashkuara.

“Personalisht nga z.Talat Xhaferi nuk kam ndonjë pritshmëri se dhe nuk mundet të ketë ndonjë aksion të vetin. Ai përveç se teknik u pa që është edhe viktimë e radhës së Artan Grubit që e damkosi keq duke e kthyer në një marionetë që shkarkoi ministra shembullorë shqiptarë vetëm sepse ishin kundra sistemit korruptiv!

Aktualisht partitë shqiptare në Maqedoni janë më të bashkuara se kurrë. E vetmja parti që rri e veçuar se është e kapur nga tentakulat e pushtetit, është BDI-ja”, tha ndër të tjera Arben Taravari për “Bota sot”.