Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vila e Radoiçiqit, ministri Aliu jep detaje të reja

 
   

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu ka dhënë detaje të reja për ndërtimin e vilës së kryeterroristit, Milan Radoiçiq te liqeni i Ujmanit.

Ai duke iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetëve opozitarë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se shtëpia e Radoiçiq ka mundur të ndërtohet në mandatin e qeverisë Kurti.

Sipas tij, strukturat ilegale serbe kanë bërë edhe shumë punë të tjera, përfshirë Kodrën e Diellit, në vitin e parë dhe të dytë të qeverisë Kurti.

Por sipas tij, pas ndërtimit të stacioneve të reja policore dhe pas sulmit terrorist në Bansjkë në vitin 2023, është vendosur rregullt i plotë në shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje. Unë po iu them jo vetëm shtëpia e Radoiçiqit por edhe shumë punë të tjera që strukturat paralele i kanë bërë. Viti i parë i qeverisjes, mbase edhe viti i dytë i qeverisjes derisa s’ka ndodhur Banjska, strukturat paralele jo që s’kanë ndërtu por e kanë ndërtu Kodrën e Diellit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat shteti jonë si ka pasur në kontroll. Kjo jo vetëm gjatë mandatit tonë por edhe shumë herët…”.

“Pasi që ka ndodhur Banjska janë krijuar kushtet që me vendos rregullt të plot dhe me ndal edhe vilën e Radoiçiqit”, tha ai.