Vin Diesel u dërgoi një mesazh fansave të ‘ Fast and Furious ‘ për filmin e ardhshëm dhe konfirmoi se do të jetë i fundit.
Fillimisht, Diesel kishte lënë të kuptohet se ekskluziviteti do të shtrihej përtej filmit të 11-të. Megjithatë, ‘Fast XI’ ose ‘Fast X: Part Two’ (titulli zyrtar i filmit ende nuk është zbuluar) do të jetë i fundit.
Në një postim në Instagram, Diesel iu referua disa finales së serialit dhe u dërgoi një mesazh fansave, duke i falënderuar për entuziazmin, pasionin dhe mbështetjen e tyre ndër vite.
Konkretisht, ai shkroi: “Sapo mbarova takimin e Fast të fundjavës me shkrimtarët dhe të gjithë ekipin… të thuash se emocioni për finalen tonë ka qenë tepër i fortë është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese…
Ndërsa të gjithë po shkonin drejt fundjavës plot energji dhe emocione, mendova për ju të gjithë… M’u kujtuan herët e panumërta kur entuziazmi dhe pasioni juaj u bënë forca shtytëse e rrugëtimit tonë krijues. Përkushtimi juaj për sagën tonë ka pasur një ndikim unik në suksesin dhe evolucionin e saj… siç do të thoshte vajza ime më e vogël, është i thellë.
Faleminderit që jeni shtylla kurrizore e kësaj epike globale që falë jush shkon përtej ekranit. Kjo finale e madhe nuk është thjesht një fund – është një festë e familjes së jashtëzakonshme që kemi ndërtuar së bashku. Shpresojmë t’ju bëjmë krenarë!”
/vizionplus.tv
View this post on Instagram