
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar pas vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit i cili ka futur në listën e sanksioneve amerikane, Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe – BIA.
Ajo ka shkruar se më në fund Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukullës së Rusisë dhe trafikut të narkotikëve.
Ajo ka shkruar në Twitter se ky është një vendim shumë i rëndësishëm i thesarit amerikan për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin.
“BE duhet ta ndjekë atë”, ka shkruar ajo.