Visar Azemi, zyrtari Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar tubimin që kjo parti ka zhvilluar në Vjenë, duke e cilësuar të njëjtin si tubim madhështor.
Ai ka thënë edhe se: ‘‘Bashkëardhetarët tanë në diasporë vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fuqishme për një të ardhme më të mirë për vendin tonë’’.
Postimi i plotë:
Tjetër vikend, tjetër tubim madhështor me mërgatën!
Pas takimit të jashtëzakonshëm në Olten të Zvicrës, sot “Turneu i Ndryshimit” bëri ndalesën e tij në Vjenë.
Bashkëardhetarët tanë në diasporë vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fuqishme për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Ky është një moment i veçantë që na bashkon, na frymëzon dhe na jep forcë për të bërë ndryshimin që e duam.
Ndryshimi i madh vjen më 9 shkurt!