Drizan Shala ekspert sigurie u shpreh se sulmi me lëndë piroteknike ndaj policisë së Mitrovicës së Veriut nuk ka shkaktuar viktima, por është një kambanë paralajmëruese.
Shala: Mbrëmë në orët e vona nga disa individë të paidentifikuar janë hedhur lëndë piroteknike ndaj stacionit policor të Mitrovicës së Veriut. Edhe shtatorin e kaluar patëm një sulm ndaj institucionet të Kosovës, dhe para se të ndodhte ky veprim kishin edhe hedhur lëndësh piroteknike ndaj policisë së Kosovës.
Duhet të jemi të shqetësuar sepse edhe Kurti dhe Osmani kanë paralajmëruar duke u nisur nga inteligjenca me sulmet e shtatorit.
Jemi në një luftë hibride me Serbinë dhe kundër informacionet janë duke dhënë efektin e tyre.