Në këtë periudhë të vitit, të ashtuquajturat ‘lodhje pranverore’ ndodhin si pasojë e aktivitetit të ulët fizik dhe marrjes së reduktuar të vitaminave, përcjell albinfo.ch.
Vitamina C është një nga mënyrat më të mira natyrore për të rritur nivelet e energjisë dhe plus është një element i rëndësishëm për përthithjen e hekurit, i cili është i rëndësishëm për gjakun e shëndetshëm dhe përqendrimin.
Kjo bombë vitaminash do t’ju zgjojë nga gjumi dimëror dhe do t’ju ndihmojë të futeni në humorin pranveror.
Mirëpritni pranverën të përgatitur, jo të lodhur, por plot energji.
Përbërësit e nevojshëm:
4 gjethe të mëdha Chard zviceran
1 karotë, e grirë në rende
Lëng i 1 portokalli
1 lugë mjaltë
2 lugë gjelle lëng limoni
Gjysmë lugë çaji shafran i Indisë
Disa copa panxhar të freskët
pak xhenxhefil të grirë
2 dl ujë
Disa kube akulli
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash e perimesh dhe pijeni lëngun të freskët./albinfo.ch