Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Vitaminat që ndihmojnë në eliminimin e pagjumësisë

Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket qetësimit dhe gjumit. Mungesa e vitaminave sjell pagjumësi. Ja cilat janë disa nga vitaminat që mund t’ju mungojnë në trup dhe ju mbajnë zgjuar gjithë natën.

  1. Vitamina B

Vitamina B përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuaj imunitar e atë qendror. Gjithashtu monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juaj ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi, informon dritare.net.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

  1. Hekuri

Mungesa e hekurit shoqërohet me sindromën e parehatisë së këmbëve. Kur ju nuk ndiheni rehat, është e vështirë të flesh gjumë.

  1. Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruajtjen dhe funksiononim e shëndetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

  1. Kalium

Kaliumi është një mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbuluar se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që keni me pagjumësinë do të zhduken.

  1. Magnezi

Magnezi është një mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, duke prodhuar një aminoacidi të njohur si GABA, i cili zbut sistemin nervor./albinfo.ch