Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Viti i fundit i qeverisjes Kurti”! Çfarë parashikon deputeti

 
   

Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se ky është viti i fundit për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.

Berisha u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me qeverinë, por me kushtin që veprimet e saj të jenë të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas tij, pas çdo veprimi patriotik të Kurtit fshihen veprime dhe marrëveshje antikushtetuese.

“Përvoja e këtyre viteve qeverisje na ka bërë të kuptojmë se pas çdo veprimi patriotik të këtij kryeministri kemi edhe veprime  të tera antikushtetuese siç ishin marrëveshjet e dëmshme për energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin. Nëse humbim një të katërtën e territorit, për çfarë sakrificash po flasim dhe pse e bëmë një luftë me shumë viktima.

Ndaj u bashkuam në këshillin drejtues të partisë, jo zgjedhje këtë vit, por ky është viti i fundit i kësaj qeverie. Në zgjedhjet e kaluara kemi lejuar vjedhjen industriale, këtë herë nuk do lejojmë vjedhjen e votave”, tha Berisha.