Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij, me një mjet të mprehtë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.