Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kanë filluar me investimin e 550 mijë eurove në Klinikën e Oftalmologjisë.
“Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka shkruar Vitia.
Ai se për fëmijët së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).
Ndërsa, për pacientët rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Sipas tij, në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën
Vitia tha se po vijon “transformimi klinikë për klinikë”.