Viven Thano ka dhënë një deklaratë lidhur me lajmin që qarkullon së fundmi
Disa ditë më parë në shtypin rozë qarkulluan lajme se Getinjo është arrrestuar dhe e gjitha kjo lindi nga një postim i Mozzik, në profilin e tij të Instagramit.
Reperi publikoi një foto të vëllait të tij, Getinjos, bashkangjitur të cilit shkroi: “Lirojeni Getin, shihemi së shpejti vëlla. Inshallah”.
Por pas këtij postimi të bërë publik në Instastory, Mozzik më pas ka hedhur poshtë lajmet në një deklaratë, duke thënë se thashethemet që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
Nga ana tjetër, Getinjo nuk ka qënë aspak aktiv në rrjetet e tij sociale dhe ka çaktivizuar llogarinë e tij, duke vënë kështu në pikpyetje situaten e tij momentale.Nuk është ende e qartë nëse kjo shkëputje nga Instagrami ka ardhur për shkak të zhurmës që krijoi ndarja e tij me Vivien.
Pavarësisht kësaj, modelja, ish e dashura e Getinjos, ka deklaruar gjithashtu se reperi nuk është arrestuar, në një reagim të dhënë së fundmi për “Index Online”.
Gjithashtu Viven ka bërë një kërkesë publike për të gjithë gazetarët, duke iu kërkuar atyre ta linin të qetë në punët e saj.
“I kërkoj me shumë dashamirësi të gjitë gazetarëve që më kontaktojnë: Ju lutem më lini në qetësinë dhe në punët e mia! Faleminderit!”, ka shkruar modelja në një postim në Instastory.
Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo i dhanë fund romancës së tyre rreth një muaji më parë, duke mos zbuluar asgjë sa i përket arsyes që shkaktoi këtë ndarje.
Marjana Lila