Ali Ahmeti nga BDI, dje ishte për vizitë në Kosovë, dhe takoi kompaninë e Devollëve, këtu në Kosovë.
Për këtë ka reaguar zytrari i VV-së, Arbër Zaimi, i cili ka thënë se kur Kurti shkoi në Maqedoni dhe takoi popullin atje BDI-ja si ishte mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”.
“Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta”, shkruan ai.
Postimi në facebook:
Albin Kurti para ca javësh u ftua në Maqedoni nga dy kryetarë komunash, dhe u takua me popullin.
BDI-ja si duket qenka mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”.
Kështu që për “hakmarrje” edhe BDI-ja shkoi të vizitojë opozitën e Kurtit, pra kompaninë Devolli.
Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta.
Por nëse BDI-ja, e cila është në qeveri të Maqedonisë, do të provonte të kërkonte bashkëpunim për projekte të përbashkëta në Qeverinë e Kosovës, jam i sigurt se do të gjente vetëm mbështetje.