David Cameron, Ministri i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, vizitën e tij të parë jashtë vendit e zhvilloi në Kosovë, në të cilën ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, vizitën e ministrit të Jashtëm britanik Cameron në Prishtinë, përveçse e lexon si një mesazh të parë që komuniteti ndërkombëtar jep për Kosovën, ai ofroi edhe mbështetjen e vendit të tij në disa aspekte të tjera.
Britania, sipas tij, tregoi qartazi mbështetjen për çështjen e sigurisë dhe integrimit të vendit në BE, edhe pse vend jo anëtar i saj.
Sipas Milos, Cameron siguroi mbështetje të madhe për Kosovën, duke garantuar se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën përgjatë proceseve nëpër të cilat është duke kaluar, sikurse brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
‘Vizita e Cameron është e rëndësishme nga dosa pikëpamje po ti marrin në konsideratë, e para është që një sekretar i jashtëm gjen kohë që vizitën e tij të parë jashtë vendit e bën në Kosovë.
Kjo ka domethënien e vet, sepse Britania është shtet i madh, etj. E dyta, vizita në Kosovë, pikërisht në këto rrethana merr një domethënie tjetër dhe pikërisht është mesazhi i parë që komuniteti ndërkombëtarë jep në adresë të Kosovës.
E para ishte liberalizimi i vizave, dhe dyta vizita e Cemeron qe nuk është Britania anëtar e BE por që shkon në Kosovë me të njëjtën linjë të BE dhe është një mesazh i madh.
Dhe e treta, më e rëndësishmja janë deklaratat e Cameron ën Prishtinë, me liderët e Kosovës, ku nënvizoj mbështetjen në dy drejtime kryesore, e para, në çështjen e sigurisë ku nënvizoi se ka 600 trupa britanike tashmë në Kosovë dhe që ka gatishmëri për ti forcuar më shumë dhe e dyta, Britania e madhe angazhohet në dy aspekte të tjera të rëndësishme që janë çështja e njohjeve ndërkombëtare dhe e dyta në çështjen e integrimit të Kosovës, në institucionet ndërkombëtare.’, tha ish ministri.
Për profesor Milon, Serbisë i ka dhembur jashtë mase vizita dhe mesazhet e sekretarit të jashtëm Cameron në Kosovë.
‘Mesazhe të drejtpërdrejta, prandaj kjo vizitë ishte e rëndësishme dhe vetë vizita dhe mesazhi shkaktuan reagim në Beograd.
Ishte ministri Daçiç, i cili reagoi shumë ashpër me një gjuhë të papranueshme për një diplomat në adresë të Cameron, pra Serbia nuk është dakord.
Asaj i ka dhembur vizita e tij në Prishtinë dhe për rrjedhojë vjen edhe ku reagim që nuk është në përputhje as me tendencën evropiane për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të shkuar drejt asaj marrëveshje të shumëpërfolur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pra, vizita ishte një fillim i mbarë për diplomacinë e Kosovës’.