
Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kritikëve që po bëjnë propagandë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se pas propagandës se shefi i CIA-s nuk e takon Kurti, tash ata po mundohen ta barazojnë me Dodikun dhe Vuçiqin, duke thënë se këto tashmë nuk funksionojnë.
Postimi i plotë:
Kur dështuan me propagandën që pretendonte se Albin Kurti nuk e takon shefin e CIA-s, tash po përpiqen ta barazojnë me Dodikun dhe Vuçiqin. Këto përpjekje për diskreditimin e Kryeministrit Kurti nga disa analist dhe opozita janë të dëshpëruara dhe nuk po funksionojnë. Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm dhe të informuar, dhe nuk bien pre e këtyre skemave të vjetruara. E vërteta gjithmonë del në shesh, dhe manipulimet e atyre që synojnë të manipulojnë opinionin publik po dështojnë.