Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vizitoi policët në veri, Berisha: Politikan promitiv

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi vizitoi policët në veri.

AI ka thënë se veprimet e tij janë primitive dhe se per fat te keq, një shoqëri preferon të dehet me veprimet e kryeministrit të papërgjegjshēm.

Postimi në Facebook:

Nuk e viziton Papën ne momentin politik kur mund te perfitoj Kosova, e viziton ne momentin personal kur izolohet nga aleanca euroatlantike.

Nuk i viziton policet e rrembyer nga Serbia ne dite pune, e ne zyra shteti, per t’a trajtuar rastin ne dimension shteteror, i viziton privatisht ne ngjarje fetare thua se jane persona privatë.

Nuk iu sherben policeve ne dite te punes me masa shteterore, pagesa e shujta te dinjitetshme, përbuzë uniformën me gjeste “cirkusanti” shërbyes-bakllavaje.

Një botë normale eshte duke bere çmos per hire te Kosoves te kufizoj demet e ketij politikani primitiv, e ne anen tjeter, per fat te keq, nje shoqeri preferon te dehet me veprimet e kryeministrit të papërgjegjshēm.