Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq është arrestuar nga inteligjenca serbe.
Sanduloviq, ditën e djeshme u arrestua dhe më pas është dërguar në Spitalin Mjekësor Ushtarak që ndodhet në Beograd.
Për arrestimin e tij, ka reaguar Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës.
Kurti thotë se Sanduloviq është kidnapuar nga BIA serbe me të vetmen arsye se prej një dekade lufton për paqen mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Nikola Sanduloviq është i vetmi politikan serb i cili e pranoi sovranitetin e Republikës së Kosovës që në vitin 2015 në Tiranë duke kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Regjimi i Vuçiqit dje në ora 16.00 me anë të BIA-s serbe ka kidnapuar Nikola Sanduloviq, kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë. ARSYEJA E VETME SEPSE AI QË PREJ NJË DEKADE LUFTON PËR PAQEN MES SHQIPTARËVE DHE SERBËVE!
Nikola Sanduloviq është i vetmi politikan serb i cili e pranoi sovranitetin e Republikës së Kosovës që në vitin 2015 në Tiranë duke kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Për ditën e Pavarsisë së Kosovës në vitin 2023 ai vizitoi bashkë me mua varrezat e familjes Jashari.
Pres nga Qeveria e Kosovës dhe gjithë trupi diplomatik në Kosovë të ndërmarrin veprime konkrete për lirimin e këtij aktivisti të paqes mes serbëve dhe shqiptarëve.