Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e kryetarit të Istogut, Ferati jep detaje – ka edhe një thirrje për organet e drejtësisë!

 
   

Shtëpia e kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Ferati ka qenë cak i një vjedhje të rëndë.

Këtë e bër të ditur, Ferati përmes një postimi në Facebook, ku tha se disa persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, ku kanë shkaktuar dëmtime materiale dhe kanë vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së tij familjare.

“Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time.

Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm.

Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj në këto momente të vështira.

I juaji,

Iliri