Një i vdekur nga pickimi i bletës në Gramsh. Tefik Koçi 63 vjeç, banues në qytetin e Gramshit kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët.
Kosherja ishte pranë tokës së tij. Pickimet i ka marrë në fytyrë dhe në krahë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.
Pas mbytjes së babait me dy djemtë dhe nipin pak ditë më parë, kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që shënohet në Gramsh.