Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjen reagimi i Kurtit pas situatës së tensionuar në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet.

Ai këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’, teksa ka njoftuar se një gjë të tillë ja ka thënë kryediplomatit italian, Antonio Tajani, përgjatë një bisede telefonike me të.

“Bisedova në telefon me kryediplomatin italian Antonio Tajani më herët sot. Që të dy u pajtuam se situata aktuale sjell nevojën e implementimit të Marrëveshjes Bazë dhe se situata në veri duhet qetësuar”, deklaroi Kurti në ‘Twitter’.