Eksperti i sigurisë, Agim Musliu duke komentuar përfshirjen e Stevan Paviçeviq, udhëheqësit të “Mbrojtjes Civile”, në automjetin e Serbisë që u kap me armatim në veri të vendit, ka thënë se në Kosovë janë të pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por ato janë të maskuara.
Musliu ka shkruar në Facebook se Serbia asnjëherë nuk e ka angazhuar ushtrinë as në Kroaci e Bosnje, por serbët lokalë i ka furnizuar me armë, para e mbi të gjitha urdhra e detyra.
“Në Kosovë, duhet ta kuptojnë të gjithë se, janë të pranishme të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, por ato janë të maskuara.
Si ky rasti i fundit, kur vetura full municion, qenka e Hekurudhave te Serbisë apo që më vonë ia ka fal komunës ilegale të Istogut. Ani pse me targa të Beogradit. Këtë veturë e ka përdorur për sulme terroriste. Vet terroristi i strukturës së të ashtuquajturës Civilna Zaštita.
Plus, bashkëpunëtor i qendrës së inteligjencës ruse GRU, në Nish. Ky farë Paviçeviçi duhet menjëherë të arrestohet dhe të sillet para gjyqit”.